Arbër Ademi i reagon kryeministrit: Unë jam shqiptar, jam pjesë e këtij shteti dhe nuk kam ndërmend të hesht

Deputeti nga radhët e BDI, Arbër Ademi i ka reaguar kryeminisrit Hristijan Mickoskit.

“Nuk e kam zakon të reagoj ndaj çdo deklarate politike, por këtë radhë, më duhet.

Kur një Kryeministër flet me gjuhë të tillë me gozhda, shpifje, aludime religjioze nuk është thjesht një debat politik. Është një shkallëzim i qëllimshëm i tensionit.
Dhe është shumë e rrezikshme.

Nuk ka asgjë të trimëruar në atë që po bën. Ka vetëm frikë, frikë nga dështimi, frikë nga e vërteta, frikë nga e ardhmja. Kur s’mund ta përballësh realitetin, nis të shpikësh “armikun”. Dhe si gjithmonë, armiku duhet të jetë një shqiptar.

Unë jam shqiptar, jam pjesë e këtij shteti dhe nuk kam ndërmend të hesht. Nuk jemi të vetëm dhe nuk do të jemi të heshtur.

Ky vend nuk i përket as atyre që mallkojnë, as atyre që përçajnë. Ky vend është i të gjithëve.
Dhe nuk do ta lejojmë të na e marrë askush.”, ka shkruar ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu