Arbër Ademi pozitiv me COVID-19

Një tjetër figurë shtetërore e Maqedonisë së Veriut sot ka rezultuar pozitiv me virusin Corona. Ministri i shëndetësisë Arbër Ademi me një status në Facebook ka deklaruar se ka pasur simptoma të virusit dhe kur ka bërë test ka rezultuar pozitiv, njofton InfoShqip

Në vazhdim postimi i Ademit në Facebook:

“Të dashur miq, familjarë dhe bashkëpuntorë,
Ju njoftoj se pas disa simptomave të lehta mbrëmë dhe dyshimeve se mund të jem infektuar me COVID-19, kam bërë testin e që fatkeqësisht kam rezultuar pozitiv!
Apeloj tek të gjithë ju që maksimalisht t’i respektoni protokolet për të mirën e shëndetit tuaj dhe të afërmive në përgjithësi.
Dëshiroj të gjitha të mirat për juve dhe familjet e juaja!”-përfundon ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu