Ardit Gjebrea feston sot ditëlindjen, nuk do ta besoni sa vjeç mbush moderatori

Sot prezantuesi, këngëtari, producenti, kantautori Ardit Gjebrea feston ditëlindjen.

Prezantuesi i programit më të ndjekur ‘E diela shqiptare’ duket se është rritur në skenë.

Për herë të parë ai ka kënduar në moshën 5 vjeçare më pas vijon të këndojë në Festivalet e Fëmijëve ku nga ato vite ai kujtohet për këngët “I ëmbël zëri i gjyshes” “Kur këndoj për ty moj nënë” etj.

Numëron më shumë se 250 koncerte dhe është kantautori i shumë perlave muzikore në vend.

Dhe nëse po pyesni se kur ka lindur moderatori po ua tregojmë se ai ka lindur me 7 qershor të vitit 1963 dhe sot feston 56 vjetorin e lindjes, duket qartazi se për moderatorin koha ka ngelur në vend.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu