Në orët e para të mëngjesit të së mërkurës (01:30 me orën tonë), në stadiumin “Antonio Vespucio Liberti” të Buenos Aires, do të luhet Argjentinë-Venezuela, ndeshje e vlefshme për javën e 16-të të fazës kualifikuese për Rusi 2018, grupi i Amerikës së Jugut.
15 NDESHJE
Argjentina ka fituar 13 nga 15 takimet e luajtura kundër Venezuelës që ka arritur të marrë vetëm 1 fitore dhe 1 barazim kundër “Albiceleste”
Argjentina
Përfaqësuesja e Jorge Sampaoli ndodhet aktualisht në vendin e pestë në renditje me 23 pikë. Pas humbjes së pësuar në fushën e Bolivisë, Argjentina ka barazuar 0-0 me Uruguain. Tani ka ardhur momenti për Messin me shokë që të kthehen te fitorja për të shmangur një parakalim të mundshëm nga Peru dhe Paraguai. Kjo fazë kualifikuese ka qenë shumë e vështirë për bardhekaltrit, të cilët rrezikojnë me të vërtetë shumë.
2 NDESHJE
Messi me shokë kanë regjistruar 1 humbje dhe 1 barazim në dy ndeshjet e fundit
Venezuela
Përballë ekipit të Sampaolit do të jetë Venezuela e vendit të fundit. Miqtë kanë arritur të grumbullojnë vetëm 7 pikë në 15 takimet e luajtura deri tani, duke pësuar 34 gola në total. E vetmja gjë që i ka mbetur Venezuelës është që të nderojë deri në fund kompeticionin, siç ka bërë në ndeshjen e të premtes së kaluar të barazuar 0-0 me Kolumbinë.
3.4 GOLA
Argjentinas ka një mesatare prej 3.4 golash për ndeshje kundër Venezuelës
Përballjet direkte
Argentina dhe Venezuela janë përballur 15 herë në të kaluarën. Venezuela ka arritur të marrë vetëm 1 fitore dhe 1 barazim në këto sfida. Gjithashtu, bardhekaltrit ka një mesatare prej 3.4 golash për ndeshje kundër Venezuelas, me këta të fundit që kanë arritur të shënojnë vetëm 8 gola në total. Vetëm në pesë nga këto ndeshje të dy ekipet kanë arritur të shënojnë. Ndeshja e fazës së parë është mbyllur në barazim 2-2.
Formacionet e mundshme
Argjentina (3-4-2-1): Romero, Mercado, Otamendi, Fazio, Pizarro, Biglia, Acosta, Di María, Dybala, Messi, Aguero.
Venezuela (4-4-2): Contreras Verna, Camacho, Velàsquez, Villanueva, Quijada, Vargas, La Mantia, Flores, Machis, Santos, Rondon.










