Ari Blue eliminohet nga Big Brother VIP 2

Këngëtarja nga Kosova, Ariana Plakiqi, e njohur për publikun me emrin skenik, Ari Blue, është larguar nga Big Brother VIP 2. Ajo është e eliminuara e parë e larguar nga publiku, pasi Zhaklina Gjolla kërkoi të dilte nga shtëpia e famshme për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike.

Në mbrëmbjen e sotme (e martë), Ari ishte në garë me banorët: Efi dhe Mikela, Gent Hazizi si dhe tenorin Armaldo Kllogjeri.

Edicioni i dytë i Big Brother VIP ka nisur më 24 dhjetor (e shtunë), ashtu siç po flitej prej kohësh.

Banorët gjithashtu duhet theksuar se garojnë për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh. Ky spektakël vjen pas edicionit të parë ku fitues doli balerini Ilir Shaqiri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu