Moderatori i Zonë e Lirë, Arian Çani ka bërë një deklaratë të çuditshme mbrëmë duke i kërkuar liderit të BDI-së, Ali Ahmeti që të tërhiqte kandidatin e tij për komunën e Strugës duke i hapur rrugën kështu Zijadin Selës që të fitonte atje me qëllim mos përçarjen e votës së shqiptarëve.
Thirrja e Çanit u bë gjatë emisionit ku i pranishëm ishte edhe Zijadin Sela, i cili ndër të tjera shpjegoi se plani ishte që ta vrisnin brenda në Kuvend natën e 27 prillit.
Kandidat nga PDIU për Strugën është Ramis Merko, ndërsa nga Aleanca për Shqiptarët është Zijadin Sela.
Zgjedhjet lokale në Maqedoni janë me dy raunde dhe me shumë gjasa partitë do të merren vesh pasi të kenë matur forcat në raundin e parë, ç’ka e bën këtë thirrje disi të pakuptimtë që tani në nisje të garës. /albeu.com/










