Ariana Fejzullahu viziton shtëpinë e “Xhihanit dhe Dilaras”

Bashkëshortja e këngëtarit po vazhdon me pushime në shtetin turk, duke vizituar qytetin e Stambollit.

Ariana Fejzullahu, gruaja e Ermalit, ka zgjedhur qytetin turk për pushime disaditore dhe ka vizituar disa shtëpi karakteristike të këtij vendi.

Ajo ka qëndruar për disa orë në shtëpinë ku është xhiruar edhe seriali i mirënjohur “Fate të kryqëzuara”.

Në fakt, ajo ka marrë poza në shtëpinë e çiftit të serialit, “Xhihanit dhe Dilara Gyrpënarit”.

Theksojmë se pronarja e kësaj ville në serial ishte “Dilara”, e cila shtëpinë e ruante si kujtim të familjes së saj.

Ariana ka publikuar disa fotografi të ndryshme në llogarinë personale në Instagram gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme në Stamboll.

Ndryshe, shumë seriale turke janë xhiruar në këtë vilë, e cila ka një pamje fantastike drejt detit të Bosforit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu