Arrestime masive në Korçë, tensione gjatë protestës së të rinjve (VIDEO)

Shoqërime masive janë regjistruar në Korçë, ku situata është tensionuar disa herë gjatë protestës së sotme, e cila ka nisur që prej orëve të mëngjesit.

Disa të rinj janë shoqëruar nga policia, mes tyre edhe vajza. Gjatë protestës janë shënuar akte dëmtimi, ku protestuesit kanë djegur stola dhe kanë thyer xhama të disa institucioneve, si dhe kanë dëmtuar infrastrukturën rrugore.

Situata në qytet është tensionuar në disa momente, ndërsa protesta e të rinjve ka vijuar përgjatë ditës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu