Arrestohen pesë shtetase të huaja në një kafene të Gostivarit

Në aksionin e policisë e cila është kryer mbrëmë në rajonin e Gostivarit, janë zbuluar pesë shtetase të huaja. Sipas zëdhënësit të Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë, Marjan Josifovski, në objektin “Mexico Cyti” në Gostivar, pas mesnate janë zbuluar shtatë femra, të moshës 23 deri 38 vjeçare. Ata në lokale janë angazhuar për t’i zbavitur mysafirët si këngëtare dhe vallëtare.

Pas marrjes në pyetje është vërtetuar se dy kanë qenë shtetase të Maqedonisë, tre nga Shqipëria dhe dy nga Kosova. Pronari i lokalit R.B (43) dhe shtetase e Maqedonisë janë lëshuar, ndërsa shtetaset e huaja janë dorëzuar në Departamentin e krimit kufitar dhe migracionit.

Këtë vit, në disa lokale në Gostivar janë arrestuar 10 shtetase të huaja, të cilat kanë punuar në vendin tonë, por nuk kanë pasur leje për punë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu