Ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta, është arrestuar nën dyshimin për shkaktimin e humbjeve prej dhjetëra milionë dinarësh ndaj kompanisë “Beogradske Elektrane”, gjatë kohës kur ishte drejtor i saj.
Sipas N1, arrestimi i tij është kryer me urdhër të Prokurorisë Publike në Beograd.
Basta dyshohet se kishte aprovuar shpenzime të ndryshme në formë donacionesh për organizata dhe klube sportive, përfshirë klube futbolli, basketbolli, si dhe klube kalërimi, transmeton Klan Kosova.










