Arrestohet kryetari i Tuzit, Nik Gjeloshaj, u përplas me policinë malazeze

Kryetari i Alternativës Shqiptare dhe Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, është arrestuar të premten, pasi dyshohet për fyerje dhe nënçmim të policëve.

Sipas mediumit malazez ‘Vijesti’, Gjeloshaj është arrestuar pas një përleshje verbale me policinë malazeze, pasi patrulla rrugore e dërgoi veturën e tij në kontroll teknik emergjent për shkak të xhamave të zinj.

Nga Drejtoria e Policisë nuk kanë dashur të komentojnë rastin, por kanë thënë se masat dhe veprimet policore janë në vazhdim e sipër, pas së cilës do të lëshojnë një deklaratë./Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu