Arrestohet në Turqi i dyshuari për vrasjen e 14 vjeçares në Shkup
Është arrestuar Ljupço Palevski-Pallço, i cili dyshohet për kidnapimin dhe vrasjen e 14 vjeçares Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit, shkruan Plusinfo.
Jozyrtarisht, ai u ndalua në një aeroport në Turqi, pas një urdhër-arresti ndërkombëtar.