Arrestohet nëna që në ditëlindjen e të miturës lejoi drogë e alkool (FOTO)

Kjo pamje përshtatet fiks me shprehjen kur themi se ata janë prindër liberal. Një mama në Gjeorgji u dënua pasi kishte marrë pjesë me vajzën adoleshente dhe disa miq të saj në një festë ku u konsumua pije alkoolike dhe marijuanë. Bëhet fjalë për Rachel Lynn Lehnardt, 36 vjeçe.
Ngjarja është regjistruar në muajin prill të vitit të kaluar kur gruaja i dha leje vajzës së saj 16 vjeçare dhe miqve të saj që të organizojnë një parti në shtëpi. Por parti u shndërrua menjëherë në një festë të egër me bazë alkoolin dhe drogën. Gruaja, nënë e 5 fëmijëve, 4 fëmijët e tjerë ishin larguar me babanë e tyre, do t’i përgjigjej kërkesës së vajzës për një festë me një mesazh ku shkruhej: “Ejani, le të shkojmë në parti”.

Por nuk mbaron këtu. Gjatë festës, gruaja mbyllet në banjo me një 18 vjeçar dhe kryen marrëdhënie seksuale me të. Më pas, ajo mori disa nga lodrat e saj seksi dhe filloi t’i përdorë ato në sallon, përpara vajzës dhe miqve të saj. Festa më pas vijoi në pishinën e kopshtit të gjithë të zhveshur lakuriq.

Më pas gruaja e gjeti veten në shtatin e saj me një tjetër djalë të ri duke u përpjekur për të kryer marrëdhënie seksuale me të. Në fakt nuk ishte 18 vjeçari, por një i ri 16 vjeç, pikërisht i fejuari i vajzës së saj. Tashmë fëmijët e saj i janë besuar kujdestarisë së burrit të saj, prej të cilit ajo është divorcuar.

R

FOTO2FOTO3


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu