Arrestohet shqiptari më i kërkuar në Europë (FOTO LAJM)

Një nga dy kriminelët me famë më të keqe në Austri, i cili është me origjinë shqiptare, është arrestuar këtë të martë nga policia e Kosovës në Kosovë.

Krimineli me inicialet H.L. 32 vjeç, ishte shpallur në kërkim nga interpoli në bazë të një fletarresti që në vitin 2009″>2009 për vrasjen në tentativë të një polici si dhe lëndimin e rëndë tij, përcjell “Albinfo.ch”.

Në prill të vitit 2009, shqiptari nga Kosova me H.L. kishte sulmuar me thikë një polic në Wahring, duke i shkaktuar lëndime të rënda, ndërsa në vitin 2006, kishte therur një person në Hernals.

Krimineli pritet të gjykohet në Kosovë, pasi Austria ende nuk ka të nënshkruar një marrëveshje me Kosovën për ekstradimin e tij. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu