Arrihet marrëveshja, Apolonia i beson stolin ish-mesfushorit të Italisë

Apolonia nuk ia doli të sigurojë qëndrimin në Superiore, sezonin e ardhshëm do të garojë në Kategorinë e Parë, teksa synon të rikthehet menjëherë në elitë.

Klubi fierak do të vazhdojë të ketë një trajner italian në stol pas Fabrizio Cammarata. Panorama Sport shkruan se Apolonia ka arritur akordin me Manuele Blasin.

40-vjeçari ka luajtur si mesfushor me klube si Juventusi, Fiorentina, Roma, Napoli dhe Parma, teksa numëron 8 ndeshje me kombëtaren e Italisë.

Blasi ka nisur karrierën e trajnerit dhe deri tani ka provuar të drejtojë në Maltë (Hamrun Spartans) dhe Qipro (Agia Napa).


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu