Arrihet marrëveshja, ja kush është klubi i ri i Pogba

Sipas mediave britanike Pogba në ditën në vijim do të largohet përfundimisht nga Manchester United.

“Daily Star” ka raportuar se agjenti i Paul Pogba, Mino Raiolai ka garantuar Barcelona-s se transferimi i klientit të tij në Spanjë do të realizohet me sukses në merkaton e janarit.

Klubi katalanas duket se po bën gjithçka është e mundur për të siguruar shërbimet e lojtarit brenda 31 gushtit, por mbyllja e parakohshme e merkato angleze nuk i lejon “Djajtë” të gjejnë një zëvendësues dhe për këtë arsye transferimi i francezit do të shtyhet për në Janar. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu