Përfaqësuesit e grupeve parlamentare në Kuvendin e Maqedonisë në takimin e sotëm koordinues arritën marrëveshje për përbërjen e re të Komisonit për emërime dhe cështjen e zgjedhjeve, si parakusht për përcaktimin e vazhdimit të seancës konstituive.
Sipas kësaj marrëveshje, 6 përfaqësues të këtij komisioni do ti takojnë VMRO-së, 5 LSDM-së, dhe nga një BDI dhe Lëvizjes BESA.
Për momentin përfaqësuesit e grupeve parlamentare janë duke u konsultuar për emrat e anëtarëve si dhe kryetarin e këtij komisioni./ina