Arrin Hahn në Maqedoni, ditë e rëndësishme për anëtarësimin në BE

Komisari për zgjerim dhe politikë fqinjësore evropiane, Johanes Han arriti sot në Shkup me rastin e fillimit të procesit të skriningut në vend për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Sipas agjendës, Han në mëngjes do të takohe me kryeministrin Zoran Zaev dhe më pas edhe me kryetarin e Parlamentit Talat Xhaferi dhe me liderin e partisë opozitare VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski. Eurokomisari Han, siç lajmëron MIA, do të ketë fjalim para anëtarëve të Këshillit kombëtare për eurointegrim në Kuvend.

Javën e kaluar, Han në konferencë për shtyp në Bruksel i paralajmëroi vizitat në Maqedoni dhe në Shqipëri dhe fillimin e procesit të skriningut në këto dy vende. Eurokomisari pas përfundimit të takimeve në Shkup, nesër pasdite do të udhëtojë për në Tiranë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu