Arrin në Durrës princi saudit, ndalon aty me jahtin gjigant (FOTO)

Është ankoruar në Portin e Durrësit mesditën e së premtes një nga jahtet më luksoze, Kingdom 5KR, që është në pronësi të Princit Alwaleed Bin Talal Alsaud, biznesmen, filantropist saudit dhe anëtar i familjes mbretërore saudite.

Mësohet se Princi ka qenë në bordin e jahtit dhe do të qëndrojë disa ditë në Shqipëri, ku mendohet se do të ketë dhe takime të rëndësishme.

Princi Alwaleed Bin Talal Alsaud, sipas revistës “Forbes”, ka një pasuri prej 17.7 miliardë dollarë dhe renditet i 45 në listën e më të pasurve në botë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu