Arsenal beson se Odegaard është i hapur të qëndrojë në “Emirates”

Arsenal beson se mesfushori Martin Odegaard, është i hapur për idenë që të mbetet në “Emirates” edhe pas këtij sezoni.Norvegjezi u huazua në janar nga Real Madrid dhe shumë shpejtë ia doli që të hyjë në formacionin e Mikel Artetas duke dëshmuar kapacitetin.

Arsenal planifikon të bisedojë me Realin për blerjen përfundimtare të 22-vjeçarit, por nëse nuk pranon gjiganti spanjoll, atëherë duan ta huazojnë edhe për një tjetër edicion.

Sipas The Times, Reali e vlerëson kartonin e Odegaard në vlerën 51 milionë euro, vlerë që shihet vërtetë e lartë për “Topçinjtë”.

Rëndësi për vendimin përfundimtar të Odegaard do këtë edhe e ardhmja e Zinedine Zidane, i cili e huazoi gjatë janarit sepse nuk e kishte në plane, andaj nëse tekniku francez do mbetet, me shumë gjasa që mesfushori të mbetet te klubi londinez.Sidoqoftë, vendimi përfundimtar do vendoset në qershor.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu