Arsenali refuzon ofertën e Romës, i ofron kontratë të re Granit Xhakës

Granit Xhaka ende nuk e ka të sigurt të ardhmen e tij, pasi mbetet në dyshim për të vazhduar në Londër apo të transferohet në Romë.

Mesfushori shqiptar shkëlqeu në Kampionatin Evropian me Zvicrën dhe është bërë prioritet i Jose Mourinhos për ta transferuar te Roma.

Por oferta e Giallorosëve është larg nga ajo që kërkon Arsenali për ta lënë të lirë prishtinasin.

Gazetari i njohur Fabrizio Romano sapo ka lajmëruar se Arsenali i ka ofruar një kontratë të re Xhakës.

Topçinjtë i kanë ofruar kontratë të re Xhakës deri në verën e vitit 2025, ku do të ketë edhe rritje page.

Gjithnjë sipas Fabrizio Romanos, oferta e Arsenalit është shumë më e mirë se ajo që i ka ofruar Roma.

Ndërkohë oferta e fundit e Romës në drejtim të Arsenalit për Xhakën ishte 12 milionë plus tre të tjera bonuse, ofertë që është refuzuar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu