Arsovska: Bashkë do të ndërtojmë një ardhmëri më të mirë

Kandidatja e pavarur Daniella Arsovska e cila garon për Qytetin e Shkupi, u shpreh sot se Shkupi do të ketë shumë ndryshime pozitive.

Edhe përkundër mbështetjes që moriu nga disa subjekte politike, Arsovska u shpreh se nuk është e interesuar të merret me politikë, por se do të jetë kryetare e të gjithë qytetarëve të Shkupit.

Do të jem kryetar për të gjithë, por më shumë më gëzon mbështetja e shkupjanëve. Më mbështetën mbi 20 subjekte politike, por më e lumtur jam për mbështetjen që mora nga shkupjanet”, tha Arsovska e cila sipas rezultateve të fundit të KSHZ-së është në epërsi prej 5343 votash kundrejt Petre Shilegovit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu