Arsovska “live” në FB nga një objekt në Çair, që pretendon se është ndërtim i egër! Ganiu: Mirë që erdhi pas 3 vjet e gjysmë! Duhet të vijë edhe për investime kapitale

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska mëngjesin e sotëm doli në terren me funksionarë të qytetit, për të kontrolluar se kush e kishte vendosur një tualet të lëvizshëm në një kantier ndërtimi në afërsi të urës së Bit Pazarit në Çair të Shkupit. Për gati një orë, ajo transmetoi drejtpërdrejt në Facebook bisedën që kishte edh me punëtorët dhe një shofer kamioni, ku debatonin nëse kishin leje apo jo.

Më pas mbërriti edhe pronarja e kompanisë që i kishte angazhuar punëtorët. Arsovska duke kritikuar komunën e Çairit, thotë se objekti është ndërtim pa leje.

Në fund, kritikoi Komunën e Çairit për mosveprim, duke thënë se çdo ditë kalojnë andej dhe nuk reagojnë fare.

“Ky objekt është ndërtim i egër. Pas kallëzimit nga qytetarët, fqinj që janë këtu. Kanë paraqitur informacion që për këtë objekt, Që ja mund ta shihni që ka nisur këtë javë të ndërtohet, tashmë kanë mbërritur në bazamentin e dytë”, tha mes tjerash Arsovksa.

https://www.instagram.com/tv21hd/?utm_source=ig_embed&ig_rid=6633db41-e62b-4863-babe-5be4d10e69f7

Ndërsa nuk vonoi edhe përgjigja e kryetarit të komunës së Çairit.

“Më vjen mirë që zonja Arsovska pas 3 viteve e gjysmë i shkel këmba në Çair, si kryetare e Qytetit të Shkupit. Edhe ju jeni dëshmitar para disa ditëve se unë me kohë. kam edhe letra komunikimi, kërkoj që Inspektorati i tyre të veprojë në komunën e Çairit, dhe ne nuk kemi pasur asnjë përgjigje deri më tani. Më vjen mirë që ajo është zgjuar pas asaj press konference, ku ju e shihni që nuk funksionon grumbullimi i mbeturinave, i materialeve voluminoze. Dmth ne morëm iniciativë t’i mbledhim, na ndalën. Dmth pa PR, pa e kritikuar Qytetin e Shkupit. Dëgjova nga Kabineti im që na ka thirrur live të jem unë aty, është mirë që 3 vjet e gjysmë, e ka obligim neve kryetarëve të komunave dhe të mbajë mbledhje, a të mbledhje e ka obligim ligjor ta mbajë një herë në muaj. Ajo 3 vjet e gjysmë nuk ka mbajtur mbledhje, prej në trotuar më thirr që të komunikoj, është nivel i ulët. Edhe plus të gjithë mediumet e keni ditur që sot në ora 11 kemi, ajo del në ora 10 atje, ku ka përplasje të terminëve, dhe e di që unë nuk mund të dalë atje. E gjithë kjo është PR, PR i ulët. Zonjës Arsovskës i them në Çair duhet të vish edhe për investime kapitale”, tha Visar Ganiu, kryetar i Çairit./tv21.tv


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu