Artan Grubi: Mos bini pre e lajmeve të rreme në lidhje me marrëveshjen eventuale për bashkëqeverisje

Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për integrim Artan Grubi ka kërkuar që në këto momente derisa po zhvillohen negociatat mes partive fituese LSDM dhe Bashkimit Demokratik për Integrim për formimin e një koalicioni të mundshëm midis tyre mos biet pre e lajmeve të rreme shkruan Tetovasot.

“Mos bini pre e lajmeve të rreme, kryesisht në Facebook dhe në disa portale, në lidhje me marrëveshjen eventuale për bashkëqeverisje dhe pozitat e Bashkimit Demokratik për Integrim ” ka deklaruar Grubi përcjellë Tetovasot. Sipas Grubit asgjë përveç komunikimeve partiake zyrtare nuk është e vërtetë dhe të gjitha janë spekulime.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu