Artan Hoxha nxjerr prapaskenat ‘bombë’: Ju tregoj se çfarë do të ndodhë derisa të formohet qeveria e re në mesin e shtatorit

Partia Socialiste (PS) ka fituar bindshëm zgjedhjet parlamentare 2021 që u zhvilluan të dielën e kaluar, më 25 Prill. Kundër të gjithëve, kryeministri Rama siguron mandatin e tretë, por opozita pretendon se qeveria ka vjedhur zgjedhjet.

Gazetari investigativ Artan Hoxha teksa ka komentuar përplasjen e politikanëve këto ditë. Ai shprehet se deri sa qeveria e re të fillojë të formohet në mesin e shtatorit, shqiptarët që merren me kanabisin do ta kenë shumë të lehtë punën e tyre, pasi policia dhe politikanët tanë po zihen.

Postimi i Hoxhës:

“Tani tu kthehemi halleve tona. Perpara kemi fushaten e kultivimit të narkokultures, product of Albania…

Deri sa ta lidh shamine në koke qeveria e re dhe te nis punimet kuvendi i ri, në mesin e shtatorit, çunat tane duar-arte dhe kembeshpejt, e kane mbjelle, rritur, korrur dhe magazinuar pa firo, ate tremujorshen tajlandeze…

Sezon të mbare çuna. Punoni të qete, se policia dhe politikanet tane hajdute, po zihen se kush e vodhi me shume njeri-tjetrin…”, shkruan Hoxha.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu