Artikulli i impiçmentit ndaj Trumpit dërgohet në Senat

Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA-ve të hënën e dërgoi artikullin e saj të impiçmentit kundër Donald Trumpit në Senat, duke hapur rrugën për një gjyq mbi rolin e pretenduar të ish-presidentit në trazirat e dhunshme. Artikulli i vetëm, i cili akuzon Trumpin për nxitjen e kryengritjes në Capitol më 6 janar, iu dorëzua sekretarit të Senatit nga menaxherët e impiçmentit të Dhomës.

Nesër, senatorët do të betohen si gjyqtarë dhe juri në gjyq dhe Senati do t’i lëshojë ftesën e tij Donald Trumpit”, tha udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer.

Trump akuzohet për nxitje të dhunshme më 6 janar ndaj ndërtesës së Capitolit të SHBA-ve nga një turmë mbështetësish të tij. Dhoma e Përfaqësuesve më 13 janar votoi për ta fajësuar atë për rolin e tij të pretenduar në incidentet, duke e bërë atë presidentin e parë të SHBA-ve që i bëhet impiçment dy herë.

Në dhjetor të vitit 2019, Dhoma e Përfaqësuesve miratoi dy artikuj të impiçmentit kundër Trumpit, abuzimin me pushtetin dhe pengimin e Kongresit, pasi ai atë korrik kërkoi nga Ukraina për të hapur hetime ndaj kandidatit për presidentit të Partisë Demokratike, Joe Biden dhe më vonë refuzimin e tij për të marrë pjesë në hetimin e Dhomës së Përfaqësuesve për rastin.

Senati kërkon 67 vota për të dënuar Trumpin, që do të thotë se 17 republikanë do të duhet të votojnë për artikullin e impiçmentit së bashku me 50 senatorë demokratë për të filluar gjyqin.

Dënimi nga Senati mund ta ndalojë Trumpin që të marrë përsëri detyrën. Dhuna në ndërtesën e Capitol-it, e cila përfshin zyrat e Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit, la të paktën 5 persona të vdekur dhe dhjetëra të plagosur.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu