Me të shtënat e artilerisë kundrejt zonës Afrin të Sirisë, janë neutralizuar 30 terroristë të PYD/YPG, zgjatim i organizatës terroriste separatiste PKK në rajon.
Forcat e Armatosura Turke, përpara operacionit që po afron në zonën Afrin, që mbahet nën kontrollin e terroristëve të PKK/PYD, bën gjuajtje artilerie për të matur reagimin e objektivave në rajon.
Nga postat kufitare (në Turqi) u goditën me gjuajtje artilerie objektivat terroriste në Afrin dhe përreth zonës.
Nga zjarri i obusëve u shkatërruan shumë objektiva të PYD/YPG.
Shpartallimi i terroristëve të mbetur nën zjarrin e intensifikues të obusëve ‘Furtuna’ u pasqyrua në bisedat me radiomarrës të terroristëve
Ndërkaq kanë përfunduar edhe përgatitjet e Ushtrisë së Lirë Siriane, që do të përbëjë fuqinë tokësore të operacionit në Afrin.
Mbi 20 mijë luftëtarë presin urdhër për të hyrë në Afrin.










