Artur Zheji tregon se Edi Rama dhe Vuçiq kanë një Këshilltar të përbashkët të lidhur me Sorosin

Njëri prej publicistëve me emër të Tiranës, Artur Zheji, ka zbuluar se Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe President i Serbisë, Aleksander Vuçiq këshillohen prej një personi i cili është i lidhur me grupet e Sorosit në Tiranë e Beograd. Ai për Express ka thënë se këshilltari i të dyve nuk është shqiptar dhe as anglez, megjithëse e flet rrjedhshëm anglishten.

“Nuk është shqiptar. Është i njëjti person që, domethënë, i këshillon të dy këta. Është i huaj”.

“E flet mirë anglisht por nuk është anglez. Shqiptar dhe as anglez nuk është. Është afër ambienteve sorosiane dhe merret me sondazhe”, ka deklaruar Zheji për Express të dielën.

Së pari lajmin se i njëjti person këshillon Ramën dhe Vuçiq, Zheji e ka publikuar në një kolumne, e cila është publikuar edhe në Express.

“Thuhet se një nga këshilltarët e huaj të kryeministrit tonë, është edhe këshilltar i partnerit serb, të shkrirjes së akujve, Vuçiq”, ka shkruar Zheji, duke elaboruar idenë e Ramës për President gjithëkombëtar.

“Të jetë kjo deklaratë, këshillë e tij? Për të rritur respektivisht popullaritetin lokal të klientëve të tij, njeri president në Beograd dhe tjetri kryeministër në Tiranë? Llogjika ta do që po. Këshilltarët janë të djallëzuar dhe përllogarisin pasojën e duhur, të shkakut që shpërthen si kapsollë verbale…”, ka shtuar ai.

Edi Rama në përvjetorin e dhjetë të Pavarësisë së Kosovës doli me idenë e një Presidenti gjithëkombëtar. Më vonë, pas reagimeve të shumta, si nga Kosova ashtu edhe nga anë të tjera, presidenti shqiptar bëri një përpjekje për ta relativizuar deklaratën e tij, duke thënë se ajo ishte vetëm një ide imagjinare e tij. Megjithatë, shumëkush përkujton se viteve të fundit Rama ka vizituar disa herë Serbinë, duke takuar Aleksandar Vuçiqin.

Kryeministri i Shqipërisë është përmendur kohëve të fundit se është i përfshirë edhe në idenë e ndarjes së Kosovës bashkë me Vucicin dhe Hashim Thaçin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu