As golat e Kombëtares nuk i bashkojnë Ramën dhe Kurtin, më kë po e shohin ndeshjen dy kryeministrat

Kombëtarja shqiptare mbrëmjen e sotme shfaqet super në formë. Ndërsa ka nisur pjesa e dytë, Shqipëria është në avatazh 2-0 me Çekinë.

Ndeshja, përveç tifozëve që kanë mbushur stadiumin, po ndiqet dhe nga politikanët.

Në fotot më poshtë shihet kryeministri i Kosovës Albin Kurti, që po e ndjek me ministren e Energjisë, Belinda Balluku.

Nga ana tjetër, Rama po e ndjek me bashkëshorten e tij dhe djalin, Lindën dhe Zahon. Ndërkohë në krah ka Armand Dukën, kurse mbrapa ministrin e Brendshëm Taulant Balla dhe gazetarin Alfed Peza.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu