Ai tha se nëse gjykata vendos për lirimin e Haradinajt, Serbia nuk duhet të heqë dorë nga urdhri për ndjekje penale ndaj politikanëve të Kosovës për krime lufte, transmeton lajmi.net.
Gjykata e Apelit në Colmar në seancën e nesërme do të marr vendim për kërkesën e Serbisë ndaj Haradianjt.
Haradianj u arrestua më 4 janar në aeroportin e Bazelit nga një urdhër arrest të lëshuar nga Serbia ku akuzohet për krime lufte kundër serbëve gjatë viteve 1998 – 1999.
Haradinaj, më 1 shkurt u paraqit para gjykatës në Colmar, ndërsa atëkohë është caktuar edhe një seancë e re më 9 shkurt.
Haradinaj në vitin 2012 nga Tribunali i Hagës është liruar nga të gjitha akuzat për krime lufte. Prokuroria për krime lufte e Serbisë, sipas mediave ka zgjeruar aktakuzën kundër Haradinajt, sepse kishte prova të reja për krime lufte në Kosovës e që nuk ishin objekt i shqyrtimit nga ana e Tribunalit të Hagës. /Lajmi.net