Asaf Ademi zotohet që do ndalojë diskriminimin kulturor të shqiptarëve (VIDEO)

Ministri i Kulturës, Asaf Ademi, si përfaqësues i vetëm i Lëvizjes Besa në Qeverinë e Maqedonisë, në intervistë për Almakos premton reforma në veprimtarinë e kulturës, të cilat do të mundësojnë kulturë për të gjithë bashkësitë etnike dhe të ndërpresin diskriminimin kulturor të shqiptarëve.

Ademi thotë se në të ardhemen i vetmi kriter për finansimin e projekteve të kulturës do të jetë cilësia e projektit, e jo emri i përpiluesit të tij.

Ai ka folur edhe për shanset që gjuha shqipe të merret në mbrojtje me ligj, ashtu si mbrohet edhe gjuha maqedone.

Sipas tij, gjendja në ministrinë e Kulturës është më e keqe se sa që ka mundur ta imagjinojë, nga aspekti i menaxhimit me resurset njerëzore dhe finansiare.

Duke qenë se është ministër i vetëm i Lëvizjes Besa në qeverinë e kryeministrit Zoran Zaev, Ademi thotë se është pritur mirë atje dhe se ka ndërtuar raporte korrekte me ministrat tjerë të qeverisë.

Për më shumë detaje ndiqni intervistën me ministrin e Kulturës, Asaf Ademi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu