Asfalt për të blerë vota në Haraçinë dhe Studeniçan (FOTO)

Asfalt parazgjedhor, kështu qytetarët po i qujanë investimet nëpër komuna të ndryshme. Të fundit janë asfaltet në komunën e Haraçinës, dhe në komunën e Studeniçanit.

Rruga e shtruar në Haraçinë që duket e ngushtë edhe për nje vetur të vetme, ka bërë që diaa qytetarë të ankohen se keto rrugë po bëhen sa për sy e faqe, sa për të blerë vota.

Rrugën e kan shtruar vetëm sa për të ardhur kryetari i komunës me vetur e mot të behet me baltë kur të vjenë të i kërkojë votat” -thotë një qytetarë i kësaj lagje për InfoShqip.

Nga ana tjetër punimet në komunën e Studeniçanit i ka publikuar vet kryetari i kësaj komune, Azem Sadiki në rrjetin social “Facebook”./InfoShqip.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu