Ushtruesi i detyrës së kryetarit të ASH-së, Arben Taravari në konferencën me gazetarët sot ka komentuar zërat për hyrjen e mundshme të ASH-së në Qeveri.
Ai në konferencën e sotme me mediat tha se nuk ka negociata që ASH-ja të hyjë në Qeveri. Sipas tij, këto tema diskutohen në opinion bëhen për të tërhequr vëmendjen nga zhvillimet brenda BDI-së.
“Ju e shihni, ka grup të zjarrit, ka grup të tenderit, të flakës, nuk e di, ka grupe të ndryshme, atje zullumi është trashë dhe po pëlcet. Ata kanë pasiguri të madhe të brendshme dhe prandaj imponojnë tema të këtilla për ta de-fokusuar opinionin prej asaj që ndodh në BDI. Unë nuk e mohoj, në rast se ka një ofertë të tillë, ne nuk jemi parti ku vendos kryetari, ne jemi parti ku vendosin organet partiake. Në qoftë se ka një ofertë të tillë unë mendoj ese kjo është serioze që kjo të prezantohet në organet partiake dhe të merret një vendim i tillë. Tani për tani nuk ka asgjë prej asaj, unë mendoj se janë spine të BDI-së”, deklaroi Taravari.
VIDEO: