ASH dënon sulmet ndaj gazetarëve: Të dënohen dhunuesit

Pas incidentit të mbrëmshëm ku u dhunua hazetari maqedonas Zoran Bozinovski, pronar i Burevesnik nga persona ende të panjohur, ka qenë partia më e madhe opozitare në vend Aleanca për Shqiptarët e cila ka reaguar duke i dal në mbrojtje dhe duke kërkuar zbardhje të rastit dhe dënim për dhunuesit.

Kjo nuk është rasti i parë që Aleanca për Shqiptarët u del në mbrojtje hazetarëve dhe mediave në vend, pasi e njejta reagoi edhe para disa muajve kur shteti po i bënte presione Alsat-M në lidhje me lokacionet ku ky televizion ka selinë duke shpreshur se profesioni i mediave është i shenjtë dhe duhet të mbetet i pacënuar.

Më poshtë ju sjellim reagimin e plotë të ASh-së:

“Të mbrohen gazetarët, të dënohen dhunuesit dhe të korruptuarit Çdo formë sulmi kundër punonjësve të medias, qoftë verbale apo fizike, është shkelje e lirisë së informacionit dhe e të drejtës për t’u informuar dhe si e tillë, e vetë demokracisë.

Bëhet edhe më e patolerueshme kur sulmet e tilla targetojnë gazetarë që mbulojnë korrupsionin e nivelit të lartë dhe kanë zbuluar abuzime në zyrat më të larta të shtetit. Përgjegjësit për sulme të tilla duhet të identifikohen dhe të ndëshkohen ashpër!”– shkruan ne reagim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu