ASH-ja realizoi referendum, degët shprehën qëndrimin për hyrjen në Qeveri

Nga shërbimi për media në kuadër të Aleancës për Shqiptarët, është njoftuar se sot kjo parti ka realizuar referendum online, nëpërmjet të cilit është shprehur qëndrimi nga degët në lidhje me hyrjen e kësaj partie në Qeveri, transmeton TV21.

Nga ASH-ja bëjnë të ditur se sot kumtohet rezultati i këtij referendumi.

“Me vendim të Kryesisë së partisë, sot në të gjitha degët është realizuar referendum në të cilin anëtarët e kuvendeve të degëve, pas konsultimit me nëndegët dhe anëtarët, janë përgjigjur nëse janë për ose kundër hyrjes në Qeveri. Referendumi është realizuar përmes një pyetësori online, ndërsa rezultatet do të prezantohen para anëtarëve të Kryesisë dhe më pas për opinionin përmes një konference për media”, thonë nga ASH-ja.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu