ASH: Njëherë të miratohet Ligji, pastaj në Komisionin e Venecias

Aleanca për Shqiptarët ka shprehur shqetësimin për zvarritjen e miratimit të Ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat në institucionet shtetërore.

Kjo parto kritikon planin e qeverisë, për ta dërguar fillimisht ligjin në Komisionin e Venecias, duke e cilësuar këtë si taktikë bllokuese nga VMRO-DPMNE dhe partnerët e koalicionit VLEN.

Aleanca kërkon që ligji të miratohet fillimisht në Kuvend dhe më pas t’i nënshtrohet vlerësimit ndërkombëtar, për të garantuar barazinë dhe shmangur keqpërdorimet politike.

“Kjo është një praktikë e rrezikshme që mund të krijojë zbraztirë juridike, në një moment kur vendi ka nevojë për garanci të qarta për përfaqësim të drejtë të të gjitha komuniteteve”, shtojnë nga ASH e udhëhequr nga Arben Taravari.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu