ASH: Ora policore të bëhet nga 23:00 – 05:00 dhe të hapen kafiteritë dhe restorantet

Aleanca për Shqiptarët kërkon shkurtimin e orës policore dhe hapjen e restoranteve e kafetetive. Duke parë se situata në gjithë botën ka filluar të merr një kahe më pozitive në raport me pandeminë, vlerësojmë se kjo frymë pozitive është koha të ndjehet edhe në vendin tonë.

Fatmirësisht rastet e shëruara nga Covid 19 janë në rritje, derisa rastet e reja të të infektuarve po shënojnë rënie të ndjeshme.

Duke u nisur nga ky fakt do të thotë se e drejta për lëvizje të lirë të njerëzve po kufizohet në masë shumë të rreptë pa nevojë prandaj Aleanca për Shqiptarët propozon që masat në vend të shënojnë valën e dytë të lehtësimeve, edhe atë duke u nisur nga shkurtimi i orës policore nga ora 05:00 deri 23:00.

E dimë se ekonomia e vendit tonë nuk mund të durojë edhe gjatë kohë me këtë tempo të punës, prandaj duke respektuar masat mbrojtëse (distanca, maska, doreza) propozojmë që të fillohet me hapjen e bizneseve siç janë restorantet, kafiteritë dhe biznese të ngjashme që janë mbyllur për shkak të virusit.

Megjithëse turizmi në vend nuk është në nivelin që duhet të jetë, prapë se prapë është e pamohueshme ndihmesa që ky sektor sikurse edhe hoteleria dhe transporti i japin ekonomisë së vendit, të cilat njëkohësisht janë edhe veprimtaritë më të goditura nga kriza shëndetësore- ekonomike.

Që 72 743 të punësuarit në këto veprimtari të mund të sigurojnë ekzistencën e familjeve të tyre, më së paku që qeveria mund të bëj për veprimtaritë më të goditura është të ofroj subvencionim 100% të kontributeve të pagave të punëtorëve në nivel të pagës minimale për çka nga arka shtetërore do të duhej të ndaheshin 15,6 milion euro.

Harxhimi i parave nga arka e shtetit nuk ka se si të jetë më e arsyeshme se t’ju ndihmohet atyre që më së shumti janë prekur nga kriza e shkaktuar nga pandemia.

Lehtësimi i masave të qarkullimit, ndihma shtetërore për veprimtaritë e goditura dhe fillimi gradual me pune i bizneseve do të ishin bazë e mirë për të shpëtuar ekonominë e brishtë të vendit nga recesioni”, thekson Aleanca për Shqiptarët.


1 Koment

  1. O budall ora policore prej 23 uhr deri me 5 te mengjesit esht edhe pa urdhnin e shteti
    O Qoban ne at koh jan ne gjum populli
    Qfar mentaliteti keni ju
    A thu a i takoni ju ksaj bote a jeni ndonje Planet tjeter
    Edhe ju prisni vota ose diqka prej popullit
    Po ju me Ket gjest e tregoni veten qe jeni Analfabeta e Qoban sdi qka tju them
    Nqofse ekziston virusi ju duhet te mos jeni Kundra Masave ajo esht per te miren e popullit
    Qoban

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu