ASH-Sela: Vendimin e KSHZ-së do ta ankimojmë në Gjykatë Kushtetuese nëse Gjykata Adninistrative nuk e shfuqizon atë

Vendimi i Komisionit Shtetëror Zgjedhor për zvoglimin e numrit të këshilltarëve në shumë komuna, është ANTIKUSHTETUES. Ftojmë fillimisht Gjykatën Administrative që ti përgjigjet pozitivisht ankesës së anëtares së KSHZ-së dhe të hedh poshtë vendimin e sjellë sot që është në kundërshtim të hapur me vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, me Kodin Zgjedhor dhe Ligjin për Vetëqeverisje Lokale. Kujtojmë opinionin se as ndryshimet ligjore të propozuara nga shumica aktuale e që kishin për qëllim uljen e numrit të këshilltarëve komunal NUK KALUAN në Kuvend.

Përveç kësaj, grupi parlamentar i Frontit Europian ju drejtua me shkresë Gjykatës Kushtetuese ku në përgjigjen e tyre të cilën po e publikojmë këtu, përsëritet se vendimi i Qeverisë është i shfuqizuar dhe NUK KA FUQI JURIDKE për të gjitha vendimet në të ardhmen. Në kundërshtim me këtë vendim, KSHZ ka bërë pikërisht të kundërtën, ka marë për bazë vendimin e Qeverisë i cili është shfuqizuar dhe ndalohet të përdoret si bazë për vendimet në të ardhmen.

Çdo tentim për të mbajtur zgjedhjet sipas një vendimi ANTIKUSHTETUES të Qeverisë dhe tani edhe të KSHZ-së, rrezikon procesin zgjedhor të zgjedhjeve lokale, ndërsa do të ketë edhe pasoja penale për anëtarët e KSHZ dhe të gjitha subjektet që do të tentojnë të shkelin Kushtetutën dhe të organizojnë zgjedhje ANTIKUSHTETUESE.

– Aleanca për Shqiptarët


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu