ASH: S’kemi asnjë drejtori dhe asnjë pozitë në Qytetin e Shkupit

Bujare Abazi nga Aleanca për Shqiptarët sot njoftoi se ka dhënë dorëheqje nga pozita e nënkryetares së Qytetit të Shkupit, përcjell TV21. E pyetur nëse ASH ka ndonjë pozitë apo funksion në Qytetin e Shkupit, Abazi tha se si parti nuk kanë më asnjë funksion në kuadër të vetëqeverisjes lokale në Qytetin e Shkupit.

A i bie që tashmë nuk keni asnjë drejtori dhe asnjë funksion, Aleanca për Shqiptarët?

“E vërtetë, kjo i bie se ne nuk kemi asnjë drejtori dhe asnjë pozitë në Qytetin e Shkupit, përveç asaj që unë do të mbetem si këshilltare në Qytetin e Shkupit nga radhët e Aleancës për Shqiptarët”, tha Abazi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu