Sot në ora 18:00 Aleanca për Shqiptarët në selinë në Tetovë pritet të mbledh Kryesinë Qëndrore të partisë, përcjell TV21. Në mbledhje mes tjerash pritet të diskutohet edhe për procesin e negociatave për hyrje të kësaj partie në Qeveri.
Burime të TV21 brenda partive bëjnë të ditur se partia e Taravarit do të ketë dy poste ministrore, një zv/kryeministër, dy pozita të zëvendësministrave, dy sekretariate, rreth 10 drejtori e disa zëvendësdrejtori. Këto janë vetëm disa nga pozitat, ndërkaq ka edhe disa drejtori në kuadër të qyteteve.
Ministria e Shëndetësisë
Ministria e Drejtësisë
Një Zv/kryeministër
MEPSO
Inspektoratin e Arsimit
Postën e Maqedonisë
Fondin pensional dhe invalidor
Drejtorinë për Menaxhim me pronën e konfiskuar
Hekurudhat
Disa drejtori rajonale dhe në kuadër të qyteteve
Ndihmësdrejtorë në kuadër të sektorëve në Dogana dhe në DAP
Zv/ministër në Bujqësi dhe Mbrojtje
Dy sekretarë shtetëror si dhe përfaqësim në polici