ASH: Treshja e rrencave, Osmani, Zaev e Dimitrov dështoi për të shtatën herë (VIDEO)

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar sot për dështimin e radhës të Qeverisë për të filluar negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Me këtë rast, kjo parti opozitare kërkoi edhe njëherë formimin e qeverisë së zgjëruar deri në organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Sot, kur kjo qeveria e re e vjetër, SDSM-BDI feston 100-ditëshin e parë, në Bruksel është duke u mbajtur një takim i rëndësishëm i Këshillit të Përgjithshëm të Bashkimit Evropian, ku do të duhej të ishte marrë një vendim sa i përket Maqedonisë së Veriut. Fatkeqësisht, tanimë e dijmë të gjithë që nuk ka datë as kësaj radhe dhe nuk do të ketë kurrfarë vendimi sa i përket Maqedonisë së Veriut në këtë mbledhje të Këshillit të BE-së. Ky është dështimi i shtatë me radhë i qeverive Zaev 1 dhe 2 për të marrë datë për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE. Ndonëse se kanë marrë 7 dështime, kjo nuk e ka penguar treshen e rrencave Zaev, Dimitrov Osmani që të mashtrojnë qytetarët vazhdimisht me gjoja marrjen e datës për fillim të negociatave”, tha mes tjerash në një konferencë për media Arben Fetai nga Aleanca për Shqiptarët.

VIDEO


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu