Ashpërsohet “lufta” greko turke për ndikim në Maqedoni

Një ditë pasi të enjten Shkupin e vizitoi ministri i jashtëm grek, Nikos Koxijas, të premten në Stamboll ka udhëtuar presidenti i Maqedonisë Gorge Ivanov, i cili ka realizuar takime në nivelin më të lartë shtetëror.

Për analistët shqiptarë, këto dy vizita të njëpasnjëshme, janë sinjal se Greqia dhe Turqia kanë filluar një luftë të ashpër për shtrirjen e ndikimit në Maqedoni. Analisti Arsim Zekolli ka vlerësuar se bastion i politikës pro greke në Maqedoni është Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), e cila përmes Greqisë tani po dëshiron ta pengojë ndikimin e Turqisë. “BDI tani po mundohet të shfrytëzojë Greqinë për largimin e Turqisë nga Maqedonia”, ka vlerësuar Zekolli.

BDI është partia e cila realizonm takime më të shpeshta me zyrtarët grekë. Kjo vlen edhe për përfaqësuesit e BDI-së në institucione, poashtu edhe për kryetarin e kësaj partie Ali Ahmeti.

Marrim vesh se Ahmeti me grupën e tij, të enjten ka ardhur nga Reçica në Shkup në kohën kur në Shkup ishte ministri grek Koxias, me çka ka nxitur spekulime se mund të ketë pasur ndonjë takim mes tyre larg syve të opinionit. Ahmeti është vërejtur në qendër të Shkupit, respektivisht në restorantin “Xhino” në Qendrën Tregtare të Qytetit, shumë afër Ministrisë së punëvetë jashtme, ku Koxias ka realizuar takimin e vetëm zyrtar me Ministrin e punëve të jashtme Nikolla Popovski.

Nuk janë të paktë në numër edhe analistët shqiptarë që në këto vizita vërejnë garë mes boshteve Athinë-Shkup-Beograd dhe Ankara-Shkup-Tiranë, duke pasur parasysh edhe raportet e afërta të kryeministrit shqiptar Edi Rama me qeverinë turke. Këto dy boshte kryqëzohen në Maqedoni, respektivisht në Shkup, mirëpo për shumë opinionistë është e paqartë se si BDI u bë pjesë e boshtit Athinë-Shkup-Beograd, duke pasur parasysh raportet politikat historikisht të dëmshme të Serbisë ndaj shqiptarëve..

Ivanov dhe Erdogan bisedojnë për sigurinë dhe krizën e migrantëve

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, në kuadër të vizitës së punës në Turqi, sot në Stamboll realizoi një takim me presidentin e Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, transmeton AA.

Në fokus të bisedimeve mes dy presidentëve ishin marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimi, me theks mbi çështjet nga sfera e sigurisë, krizës së migrantëve dhe marrëdhëniet ekonomike, thuhet në njoftimin e kabinetit të presidentit Ivanov.

Në takim Presidenti Ivanov shprehu ngushëllime dhe keqardhje për sulmet e fundit terroriste në vend, duke përfshirë edhe atë të ditës së sotme, mbi postbllokun kontrollues policor në Juglindje të Turqisë.

Nga ana tjetër, Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan shprehu keqardhje për përmbytjet e 6 gushtit. Në këtë kontekst Presidenti Ivanov shprehu falënderimet për ndihmën nga Republika e Turqisë. Në takimin është dakorduar përforcimi i kontakteve dhe bashkëpunimit të shërbimeve të sigurisë në pjesën e parandalimit dhe shkëmbimit të informacioneve në luftën kundër terrorizmit, si dhe për sfidat lidhur me krizën e migrantëve.

Ivanov ka përsëritur se Republika e Maqedonisë mbështet Qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike të Republikës së Turqisë, dhe apeloi në respektimin e institucioneve dhe shmangien e çdo lloj dhune dhe gjakderdhjeje. Ai porositi se qëllimet politike duhet të arrihen vetëm me dialog dhe në pajtim me vullnetin e qytetarëve.

Në kuadër të vizitës, Ivanov merr pjesë në hapjen solemne të urës së tretë mbi Bosfor “Yavuz Sultan Selim”, ku marrin pjesë edhe shumë burrështetas të vendeve të tjera.

Kozias erdhi për emrin, por për emrin nuk u bisedua

Edhe pse pritje që emri të jetë temë kryesore, Koxias gjatë qëndrimit në Shkup tha se me Popovskin nuk kanë folur për këtë çështje.

“Nuk kemi folur për emrin, thamë të paktën një herë të flasim për bashkëpunimin tonë, dhe gjithashtu nëse do të flisnim për emrin, ndërkohë që jemi në prag të zgjedhjeve, nuk do të ishte moment i përshtatshëm. Sa u përket mendimeve tona, të cilat nuk ia thashë kolegut, do t’i them këtu. E para jam tifoz i kompromiseve, por siç thash të kompromiseve të mira dhe jo të atyre të prishura. Kompromis I cili do të na liron me rrespekt nga mbylljet e historisë, nuk mund ta ndryshojmë historinë, por edhe nuk mundesh as të vazhdosh më tej që të shkruash një histori të re. Jemi dhe jam gjithashtu tifoz i kompromiseve të sakta, të mira dhe të dobishëme për popujt.”, deklaroi Koxias.

Nga ana tjetër, ministri i jashtëm maqedonas, Nikolla Poposki tha se bisedimet janë zhvilluar në drejtim të implementimit të masave për rritjen e besimit mes dy vendeve, stabilitetit rajonal, sfidat me të cilat ballafaqohen të dy vendet. Ai tha se fokus të tërësishëm kanë vendosur në thellimin e marrëdhënieve bilaterale dhe se është shumë e rëndësishme krijimi i urave të bashkëpunimit mes Maqedonisë dhe Greqisë.

“Emri dhe bllokimi janë problem dhe punë e cila egziston, janë realitet. Në lidhje me atë kemi qëndrime të ndryshme dhe ajoë shtë konstatuar edhe në të kaluarën dhe është fakt. Nga ana tjetër ka një realitet tjetër tek I cili mund të ndikojmë, e ajo është krijimi I klimave për besim më të madh nëmes të të dyja vendeve dhe zmadhim I bashkëpunimit në mes nesh, atë e bëjmë përmes masave të ndërtimit të besimit dhe jemi përkushtuar. “, tha Poposki.

Poposki dhe Koxias kanë nënshkruar edhe memorandum bashkëpunimi, ndërsa është biseduar edhe për thellimin e bashkëpunimit në pjesën e arsimit, atë të energjetikës, bashkëpunimit policor si dhe rritjen komunikimeve mes dy vendeve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu