Asnjë deputet nga diaspora, të gjithë do të zgjidhen brenda Maqedonisë

Shqiptarët por edhe maqedonasit e diasporës do të mbeten pa deputetë. Dalja e ulët e qytetarëve në votime nuk do ta plotësojë kushtin e nevojshëm për të nxjerrë deputetë.

Për të votuar në përfaqësitë diplomatike ishin paraqitur rreth 20 mijë votues, por me sa duket pjesa më e madhe e tyre në fund ka zgjedhur të mos dalë në vendvotime dhe me këtë dështojnë zgjedhjet për 3 deputetët e diasporës – informon Zhurnal.

Në zgjedhjet e kaluara të tre deputetët i fitoi VMRO-DPMNE, edhe atë me një numër shumë të vogël votuesish.

Për ta parandaluar një skenar të ngjashëm, BDI propozoi mekanizëm mbrojtës në ndryshimet e Kodit zgjedhor, ku parashikohej një prag zgjedhor i cili duhet të kalohet para se të zgjidhen deputetët.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu