Atletico Madrid bën ofertën e çmendur për mesfushorin e Sampdorias

Atletico Madrid thuhet se ka arritur një marrëveshje për të nënshkruar me mesfushorin e Sampdoria, Lucas Torreira për 40 milionë euro në janar.

Sipas Goal.com, Atletico ka vepruar shpejt për të sjellë Torreiran pas paraqitjeve të tij mbresëlënëse këtë sezon me klubin italian, shkruan Albeu.com.

Nëse është kështu, uruguajan do të përbënte një shitje rekord për Blucerchiati pasi Roma pagoi 32 milion euro fillestare për sulmuesin çek, Patrik Schick.

Los Colchoneros pritet të kenë një merkato të zënë në janar, pasi ata u ndaluan nga regjistrimi i lojtarëve të rinj gjatë verës, me marrëveshjet e arritura për Vitolon dhe Diego Costa që kanë të drejtë të luajnë nga data 1 Janar 2018.

Torreira u transferua në Sampdoria nga Pescara dy vjet dhe menjëherë u huazua tek “Delfinët”, përpara se të bëhej një lojtar kyç në Marassi.

Megjithatë karriera e tij krahasohet me lojtarin italian Marco Verratti, i cili gjithashtu ka kaluar kohë në Pescara para se të bashkohej me Paris Saint-Germain në vitin 2012. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu