Atletico Madrid tentoi Leo Messin? Diego Simeone sqaron zërat e merkatos

Leo Messi u largua nga Barcelona pas 21 viteve, dhe zgjodhi të vazhdonte karrierën te francezët e PSG-së. Klube të ndryshme tentuan të arrinin një akord me të sapo morën vesh që nuk do rinovonte me klubin katalanas.

Në mediet spanjolle u përfol edhe për një tentativë të Atletico Madrid, por pa sukses. Trajneri i kampionëve të Spanjës, Diego Simeone ka komentuar këto zëra në konferencën për shtypin.

Është e qartë që nuk kishim asnjë mundësi mininale për të afruar Leo Messin në ekipin tonë. Kuptohet që situata e vështirë e Barcelonës ndikoi në largimin e tij. Diçka e rëndësishme për LaLiga-n, pasi Messi përfaqësonte shumë për kampionatin tonë dhe vetë klubin katanalas“, theksoi “El Cholo”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu