Atmosferë depresive në Shkup: Ndonëse është në luftë, Kievi dekorohet për Vitin e Ri

Pema tradicionale e Krishtlindjes në Vatikan ndriçoi mbrëmjen e djeshme sheshin Shën Pjetri.

Edhe familja mbretërore britanike po përgatitet për Krishtlindjet familjare tradicionale. Krishtlindja e parë pa mbretëreshën Elizabeta e Dytë.

Këto janë pamje nga Amsterdami, Londra, Berlini dhe Zagrebi.

Edhe pse në luftë, pema e Krishtlindjes u dekorua edhe në Kiev.

Ndërsa ky është Shkupi. Kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut. Sikur koha të kishte ndalur dhe mbizotëron atmosferë depresive.

Atmosferë depresive në Shkup/ Ndonëse është në luftë, Kievi dekorohet për Vitin e Ri
“-Herët është. Unë mendoj se do ta dekorojnë.”

“-Depresive. Vitin e kaluar të paktën kishte pak dekorime. Duhet të punojnë pak sepse atmosfera ndikon te disponimi i njerëzve. Megjithatë, afrohen festat e Vitit të Ri.”

“-Ka pak turistë por duhet pak të punojnë autoritet e Qytetit, ta ngrenë disponimin, të paktën kaq, po vjen Viti i Ri, është traditë…”

Në Manila, kryeqyteti i Filipineve, një kontrollues trafiku që po kërcen i veshur si Baba Dimri i argëton vozitësit.

Neve na mbetet t’ia dërgojmë Babagjyshit këtë dëshirë tonën: Shkupi të marrë atmosferë të Vitit të Ri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu