Autobusi i linjës Shkup-Gostivar përfshihet nga flakët, tmerrohen pasagjerët (VIDEO)

Sapo ka shpërthyer zjarri në një autobus në autostradën Shkup -Tetovë, në afërsi të pikë pagesës rrugore, raporton TetovaSot.

Siç njofton dëshmitari nga vendi i ngjarjes për TetovaSot, thekson se fatmirësisht nga shpërthimi i zjarrit nuk ka asnjë të plagosur, pasi me kohë janë evakuuar pasagjerët.

Autobusi i cili shpërtheu në flakë i përket kompanisë “Nasir Tours” nga Gostivari.

Portali TetovaSot ka siguruar edhe videon ku shihet momenti i djegies së autobusit./TetovaSot/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu