Autobusi me emigrantë nga Kosova sulmohet në Serbi (FOTO)

Një autobus që po udhëtonte drejt Gjermanisë është sulmuar mbrëmë në Serbi.

Lajmin për Gazetën Express e kanë konfirmuar kompania Fadili Tours, të cilët thanë se fatmirësisht nuk ka të lënduar.

“Shyqyr Zotit nuk ka të lënduar. Jemi duke u marrë me disa procedura pastaj do ta vazhdojmë rrugëtimin”, thuhet në përgjigjern e tyre, ndërsa mësohet se udhëtarët ishim emigrantë nga Kosova.

Sulmi ka ndodhur rreth orës 21:00, në Krushevc.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu