Autobusi me shtetas të Maqedonisë aksidentohen në Austri, ka edhe të lënduar (VIDEO)

Një autobus me targa të Maqedonisë është përfshirë në një aksident trafiku në Austri, me ç’rastë kanë mbetur të lënduar dhjetëra udhëtarë, të cilët janë jashtë rrezikut për jetë. Aksidenti ka ndodhur në orën 6 të mëngjesit në afërsi të qytetit Linc.

Nga MPJ e Maqedonisë konfirmojnë se në autobusë ka pasur 18 shtetas të Maqedonisë. Gjatë aksidentit dy prej tyre kanë marr lëndime serioze, por se janë jashtë rrezikut për jetë. Ndërsa raportohet se udhëtarët e tjerë kanë kaluar vetëm me lëndime të lehta trupore.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu