Autoritetet e Arabisë Saudite thuhet se “do të mbyllin njërin sy” duke lejuar Ronaldon dhe Georginan të bashkëjetojnë, ani pse është kundër ligjeve

Cristiano Ronaldo dhe partnerja Georgina Rodriguez do të jenë në gjendje të jetojnë së bashku në Arabinë Saudite, pavarësisht nga ligjet e vendit që i ndalojnë çiftet e pamartuara ta bëjnë këtë.

37-vjeçari bëri paraqitjen e tij të parë me një fanellë të Al-Nassr që nga kontrata e tij gjigante me klubin arab, shkruan TalkSport.

Ai u bashkua në fushë në Mrsool Park me partneren e tij afatgjatë Georgina dhe fëmijët e tyre.

Ronaldo nuk ka qenë kurrë i martuar, gjë që dukej se do të përbënte problem për të dhe Rodriguezin me ligjet saudite që ndalojnë rreptësisht ‘bashkëjetesën pa kontratë martese’.

Megjithatë, avokatët sauditë i kanë thënë agjencisë spanjolle ndërkombëtare të lajmeve EFE se autoritetet do të ‘bëjnë një sy qorr’ ndaj çiftit super të famshëm që jetojnë së bashku.

Një avokat anonim i tha EFE: “Megjithëse ligjet e mbretërisë ende ndalojnë bashkëjetesën pa kontratë martese, autoritetet kohët e fundit kanë filluar të mbyllin sytë dhe të mos ndjekin më penalisht askënd”.

“Megjithëse këto ligje përdoren kur ka një problem ose një krim”.

Një avokat tjetër shtoi: “Në ditët e sotme autoritetet saudite nuk ndërhyjnë më në këtë çështje – për emigrantët – edhe pse ligji e ndalon bashkëjetesën pa martesë”.

Pavarësisht shtesave, Rodriguez, e cila është nëna e dy fëmijëve të Ronaldos, do të ketë ende nevojë për vizë për të jetuar në vendin arab pasi ajo nuk merr automatikisht shtetësinë përmes martesës.

Modelja argjentinase-spanjolle ka qenë përkrah Ronaldos për pjesën më të madhe të karrierës së tij të fundit, dhe së fundmi u bë kryefjalë në Kampionatin Botëror.

Rodriguez sulmoi menaxherin e Portugalisë, Fernando Santos për largimin e partnerit të saj pas një fushate zhgënjyese në fazën e grupeve në Katar, dhe postoi një numër mesazhesh në llogarinë e saj në Instagram.

Ajo u tha 44 milionë ndjekësve të saj se Santos mori ‘vendimin e gabuar’ duke ulur kapitenin në stol dhe e përshkroi atë si ‘lojtarin më të mirë në botë’.

Ronaldo ndërkohë është duke pritur të zbulojë nëse mund ta bëjë karrierën në rrugën e duhur me një debutim këtë javë.

Është raportuar se ai ende do të duhet të vuajë dënimin me dy ndeshje, të cilin e mori në Angli.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu